Ilustrim

Prishtinë, aksident mes dy veturave, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.

Sipas Florie Ahmetit, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 21:30 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Tutje sipas Ahmetit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.