Foto: Kallxo.com

Prishtinë, ajër i mirë në mëngjes

Ajri në mëngjesin e sotëm në Prishtinë është i cilësisë së mirë.

Kështu tregojnë të dhënat për matjen e ndotjes së ajrit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në orën 08:00 ka qenë 17 AQI apo cilësia e ajrit është e kënaqshme.

AQI  “e mirë” është prej 0 deri në 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.