Foto: Adonis Tahiri, Facebook

Prishtinë, 800 euro gjobë për kompaninë që ndoti rrugën gjatë hyrje-daljes në vend punishte

Komuna e Prishtinës ka gjobitur me 800 euro një kompani ndërtimi për ndotje të rrugës gjatë hyrje-daljes në vend punishte.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekscionit në komunë, Adonis Tahiri përmes rrjetit Facebook.

Sipas Tahirit, kompania përpos gjobës, është obliguar edhe të pastroj rrugën.

“Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë.  800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës,” ka shkruar Tahiri.

Qytetarë të shumtë janë ankuar vazhdimisht për baltën dhe dheun që përhapin nëpër rrugë mjete të ndryshme që bartin material për ndërtim, qarkullojnë në vend punishte dhe dalin në rrugë pa i pastruar mjetet.

Foto: Adonis Tahiri, Facebook