Ilustrim

Prishtinë, 500 euro për lehonat me asistencë sociale

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim që të subvencionohen nënat lehona të cilat janë përfituese të skemës sociale.

Subvencioni do të jetë në vlerë prej 500 euro.

Ndihma përfshinë periudhën prej datës 1 janar 2022 dhe me mundësi që të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Në bazë të kalkulimeve të prezantuara, brenda një viti rreth 70 nëna lehona do jenë përfituese të kësaj skeme, ose në kosto financiare i bie 35 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se një propozim tjetër i tyre është subvencionimi me 70 euro që familjet që marrin më pak se 500 euro t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

“Edhe një nga propozimet tona që ndërlidhet me këtë, është edhe subvencionimi i familjeve që marrin më pak se 500 euro, me nga 70 euro me ua mundësu me i çu fëmijtë në çerdhe, dhe po ashtu gratë që të ndërlidhen me vende të punës, pra që me pas kohë të lirë”, tha ai.