Ilustrim

Prishtinë - 3 vajza thyejnë masën e vetizolimit

 

Tri vajza janë arrestuar për shkak të mos-respektimit të vendimit të Qeverisë.

Policia njofton se ato ishin zënë duke lëvizur në rrugë në kohën kur është e ndaluar.

Rasti ka ndodhur të martën pas mesnate, në Prishtinë.

Të njëjtat kishin qenë nën masat e vetizolimit, pasi që kishin qenë të karantinuara për 14 ditë.

Masa e tyre e vetizolimit ishte caktuar të përfundojë me 1 maj, mirëpo ato nuk e kishin respektuar.

Pas vendimit të prokurorit dhe kontrollit mjekësor, ato janë dërguar në mbajtje.