Prishtinë, 13 punëtorë shëndetësorë rezultojnë negativ në testin për COVID-19

13 punëtorët shëndetësorë të Urgjencës që kishin kontakt me të ndjerin nga Prishtina kanë rezultuar negativ në testin e parë për coronavirus.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, ps kontaktit me të ndjerin S.N”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “Facebook”.

Ahmeti njoftoi se të gjithë kanë qenë me mbrojtje dhe se ata do të vazhdojnë në vetizolim edhe disa ditë.

Dje është raportuar se një person nga Prishtina ka vdekur nga COVID-19.

Deri më tani numri i të infektuarve janë 184, prej tyre 6 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar.