Prishtinë, 100 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një urdhëresë ku ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Sipas kësaj urdhërese, kushdo që vepron kundër, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Kjo urdhëresë do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, kurse për zbatimin e saj do përkujdeset Drejtoria e Inspekcionit.