Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinasit i konfiskohet kallashnikovi dhe anti-plumbi që mbante në veturë

Armë pa leje, karikator e fishekë i janë konfiskuar një prishtinasi dy net më parë nga ana e Policisë së Kosovës.

Në raportin ditor të policisë thuhet se në një pikë kontrolli në rrugën “Imzot Nik Prela” në Prishtinë rreth orës 23:40 është ndaluar një veturë e dyshuar ku pas kontrollit janë gjetur dhe  konfiskuar një kallashnikov, një karikator me pesë fishekë një pistoletë  si dhe një antiplumb.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor për procedurat e mëtutjeshme.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.