Prishtinasit e prekur me COVID-19 mund të aplikojnë këtu për 50 eurot e ndara nga komuna

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për aprovimin e pakos për ndihmë ndaj gjithë qytetartëve të Prishtinës që janë infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë dhe janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHP-së.

Aplikimi mund të bëhet përmes këtij linku.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo ndihmë do vazhdojë edhe në vitin 2021, dhe të gjithë ata që potencialisht infektohen me COVID-19 mund të aplikojnë për këtë ndihmë.

Për aplikim në këtë ndihmë të gjithë qytetarët duhet të figurojnë në zyret e Gjendjes civile, pra që janë banorë të Prishtinës dhe ka rezultuar pozitiv në testin RT-PCR (pra, që është në listë të IKSHP-së).

Aplikimi bëhet përmes një emaili, pasi aty do merrni një kod me të cilin identifikohet aplikimi juaj.

Gjithashtu, aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë, jo me të dikujt tjetër.
Komuna ka theksuar se ky aplikim do jetë i hapur për aq kohë sa zgjatë pandemia.

Ndihma financiare prej 50 euro do jetë për gjithë qytetarët deri në moshën 65 vjeçare, mbi këtë moshë, pra pensionerët do marrin 100 euro.

Tutje në njoftim thuhet se një anëtar i personit të vdekur mund të aplikojë dhe të marrë 50 ose 100 euro, varet nga mosha e personit që ka vdekur.