Revole TT,,-M57 me kalibër 7.62mm, tetë copë fishekë; Fotografi: Drejtoria e Policisë-Prishtinë

Prishtinasi vetplagoset duke e pastruar revolen

Një person në Prishtinë dyshohet se është vetplagosur duke e pastruar armën e zjarrit, revolen TT.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Tutje është theksuar se policia në vend të ngjarjes e ka konfiskuar revolen TT me 6 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Sipas të dhënave të vitit 2018, në Kosovë numri i armëve të cilat mbahen me leje dhe për të cilat qytetarët mbi moshën 21 vjet kanë plotësuar kriteret është 50 mijë.