Prishtinasi pranon fajin për armëmbajtje pa leje

Nehat Ejupi, i akuzuar për mbajtje të armës pa leje ka pranuar fajin të enjten në Gjykatën e Prishtinës.

Dosja e Prokurorisë shpjegon se i akuzuari në vitin 2017  50 në Prishtinë, në lagjen “ Dardania” në rrugën Sadik Zeneli, pa autorizim ka mbajtur në pronësi dhe poseduar armën e tipit revole e tipit “Fabrique D’ Arms Fdeluic Liege Belgique”, ngjyrë e zezë.

Sipas aktakuzës ai kishte edhe një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibrit 6X35 mm, të cilat pas identifikimit nga policia janë konfiskuar.