Foto: KALLXO.com Ilustrim

Prishtinasi arrestohet pasi sulmoi vëllain e tij për pronë

Gjatë ditës së djeshme policia në Prishtinë ka hapur një rast për sulm fizik.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 14:50, ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën e tyre, kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Viktimës së këtij rasti, i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervisitmit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.