Ilustrim - Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Prishtina zgjohet me cilësi të pashëndetshme të ajrit

Ndotja e ajrit në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 151 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Këto janë matjet e fundit të orës 10:00.

Në bazë të këtij parametri, çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.