‘Akull n’Verë’- Prishtinë Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com

Prishtina verore në fotografi

Pas një viti të vështirë pandemik, Prishtinës i është rikthyer gjallëria e aktiviteteve socio-kulturore, të cilat bashkojnë qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës.

Të mbushura me zbukurime shumëngjyrëshe, me një numër të madh të njerëzve e me shtëpiza të vogla, mbrëmë sheshet e Prishtinës u bënë nikoqire të edicionit të parë të aktivitetit “Akull n’Verë”.

Ky aktivitet nisi me performancën e grupit muzikor “Offchestra”.

Ani pse dimrin që shkoi nuk ishte mbajtur organizimi “Verë n’Dimër”, i cili bashkon qytetarë e bashkatdhetarë gjatë festave të fundvitit, këtë verë varacioni i saj “Akull n’Verë” do të shoqërojë kryeqytetin për një muaj të plotë gjatë një pjese të verës.

Një organizim i tillë realizohet për herë të parë në Prishtinë gjatë sezonit të verës e cili do të shoqërohet me koncerte e aktivitete tjera artistike.

Ky aktivitet do të zgjas deri me 15 gusht të këtij viti.

‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com
‘Akull n’Verë’- Prishtinë
Foto: Antigonë Isufi/KALLXO.com