Prishtina vazhdon të jetë më e prekura me COVID-19 në Kosovë

Kryeqyteti i vendit, Prishtina, vazhdon të jetë komuna më e prekur në vend nga virusi COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë janë regjistruar edhe 71 raste të reja me COVID-19, ndërsa rastet aktive në Prishtinë vazhdojnë të jenë mbi 2 mijë.

Rastet tjera pozitive janë : komuna Podujevë 24 raste; komuna Gjilan 18 raste; komuna Gjakovë 15 raste; komuna Mitrovicë 14 raste; komuna Pejë 14 raste; komuna Ferizaj 11 raste; komuna Vushtrri 11 raste; komuna Prizren 9 raste; komuna Fushë Kosovë 8 raste; komuna Klinë 7 raste; komuna Istog 6 raste; komuna Deçan 5 raste;

Komuna Dragash 5 raste; komuna Lipjan 5 raste; komuna Viti 5 raste; komuna Drenas 3 raste; komuna Skenderaj 3 raste; komuna Suharekë 3 raste; komuna Malishevë 2 raste; komuna Obiliq 2 raste; komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga  468 mostra të marra 245 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19, duke e rritur në total numrin e të prekurve deri më tani në Kosovë në 8,799 raste.

Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 133 pacientë duke e rritur numrin total të të shëruarve në 4,863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,687.

Dalin rezultatet e 468 testeve, shifra të larta të infektimeve me COVID-19