Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur me COVID-19

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna më e prekur nga COVID-19 në Kosovë. Pas publikimit të rasteve të sotme, në kryeqytet janë konfirmuar edhe 77 raste të tjera.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, nga 401 mostra të marra, 207 prej tyre kanë dalë pozitiv, duke e rritur numrin e të infektuarve në 4,307 në total.

Sipas IKShPK-së rastet e sotme pozitive janë nga komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.

Po ashtu, është njoftuar se sot janë shëruar edhe 32 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 2,095 raste, ndërsa ato aktive janë 2,118 deri më tani.