Foto: Komuna e Prishtinës
Prishtina unifikon sistemin e transportit publik urban, privatët do të operojnë me çmime të njëjta si Trafiku Urban
02.1.2025 - 16:40
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 01.01.2025 operatorët privatë të transportit do të operojnë me të njëjtat kushte si Trafiku Urban.
Sipas këtij njoftimi, qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat.
Komuna e Prishtinës ka publikuar edhe çmimin e biletave.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
• 0.50€ për një udhëtim të vetëm.
• 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).
• 4€ për biletën javore.
• 12€ për biletën mujore për studentë.
• 14€ për biletën mujore për punëtorë.
Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:
• Pensionistët
• Policia
• Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
• Veteranët
• Zjarrfikësit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Nxënësit e shkollave fillore