Ilustrim

Prishtina u kërkon parkingjeve private që të pajisen me leje

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga parkingjet private që të pajisen me leje, përndryshe Drejtoria e Inspekcionit do bëjë shqiptim gjobash e deri te kallëzimi penal.

“Parkingjet private në Prishtinë duhet të pajisen me leje dhe plotësojnë kushtet e caktuara në mënyrë që të kemi rend e rregull për qytetarë. Përndryshe Drejtoria e Inspekcionit çdo ditë gjatë punës në terren do të vazhdojë me shqiptimin e gjobave, kallëzimeve penale dhe procedura të tjera sipas ligjit,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Leje për parkingje private është paralajmëruar qysh prej fillimit të projektit ‘Prishtina Parking’ i cili tashmë është funksionalizuar ne disa pika.

Çmimet e parkimit në Komunën e Prishtinës