Foto: Atdhe Mulla

Prishtina sot me ajër të mirë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është e mirë.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në orën 08:00 ka qenë 45 AQI apo cilësi e mirë e ajrit.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Në këtë rast, cilësia e ajrit konsiderohet e pranueshme.

Sidoqoftë, disa ndotës mund të shkaktojnë shqetësime mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore. Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin.