Ilustrim

Prishtina shënon ditën pa makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Sot edhe në Prishtinë shënohet dita pa makina.

Për shënimin e kësaj dite janë paraparë shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë të Prishtinës do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.

Agjenda:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born,

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born.

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born.

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born.

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti.

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën./21Media