Prishtina rrënon shtëpinë gërmadhë në rrugën “ Ibrahim Lutfiu”

Komuna e Prishtinës ka bërë rrënimin e shtëpisë gërmadhë në rr. “ Ibrahim Lutfiu”,  për shkak se e njëjta sipas komunës  paraqet rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.

“Pavarësisht se vëmendja dhe angazhimi kryesor është përballë pandemisë, detyra jonë është që t’i ruajmë qytetarët edhe nga rreziqet e tjera”, thuhet në njoftim.

Komuna nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me pronësinë e shtëpisë së vjetër.