Ilustrim

Kryeqyteti prin me numrin e rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot nga 404 mostra të marra, 276 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Edhe sot sipas rezultateve të publikuara, më së shumti raste të infektimit me COVID-19 ka në kryeqytet, Prishtinë, ku gjithsej janë 61 raste.

Ndërsa rastet e tjera janë si në vijim: komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur tetë persona të infektuar me coronavirus duke shkuar në 185 numri i vdekjeve në vend, të cilët kanë pasur edhe  sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201