COVID-19

Prishtina prin me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.058 mostra të marra kanë rezultuar 284 raste pozitive me COVID-19.

Shifra më të larta dominojnë në komunën e Prishtinës me 117 raste, pasuar nga Gjakova me 28 raste.

Rastet pozitive tjera janë; komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19