Prishtina prezenton projektin e parkingut nëntokësor te Fakulteti i Filiologjisë

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar se si do të duket projekti i parkingjeve nëntokësore që do të ndërtohet me bashkëpunim publiko-privat tek Fakulteti i Filiologjisë i Universitetit të Prishtinës.

Ky projekt sipas të parit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të zgjidh problemin me trafik pasi do të ketë 700 vend parkime për vetura.

Sipas tij projekti përfshin edhe 13 mijë metra katrorë hapësirë gjelbëruese.

Ahmeti shtoi se ky projekt do të përfundojë pas mandatit të tij dhe se nuk po e bën për kalkulime politike.

“ Qysh na e kemi analizu dhe sipas ligjit ky projekt është më mirë të zhvillohet me partneritet publiko-privat dhe pas një periudhe të ja jep komunës. Ne nuk i kemi prioritet veturat që të ju bëjmë sa më shumë vend por me projektin do të lehtësohet goxha shumë qendra, e cila është më e ngarkuara. Gradualisht kemi fillu me i mbyll disa rrugë të qendrës ku me ketë presim të ofrojmë zgjidhje. Gjithashtu kemi filluar të mbyllim edhe rrugët nga sheshi, “ Bill Clinton” ku do të jetë vetëm me një korsi. Dua vetëm të potencojë se ky projekt nuk është i imi, ka qënë i kahmotshëm. ” ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësues të kompanisë e cila do t’i kryej punimet thanë se ato sipas kontratës do të zgjasin 18 muaj.

“ Parku ka qenë ndër okupimet kryesore, peisazhi i cili është do të mbet4t dhe do të ketë aktivitete të shtuara. Do të ketë kthina të vogla për shërbime komunale, 500 metra hapësirë komerciale, për dyqane, 600 vend parkime standarde, 41 për karikim të veturave elektrike, 33 për nevoja të veçanta dhe të tjerat për biçikleta. Gjithashtu do të jenë 150 parkingje të reja mbi parkingun nëntokësor”, kanë thënë ata.