Prishtina planifikon t'i pajisë qendrat mjekësore familjare me materiale për personat me COVID-19

Pacientët e prekur me COVID-19 të cilët po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen ‘Kalabria’, janë ankuar se po u kushton shumë terapia dhe se qendrat nuk kanë as mjetet më elementare edhe në shërbimet më të thjeshta për trajtim të COVID-19.

Qytetarët janë ankuar se po u duhet të shpenzojnë mbi 100 euro për ilaçe.

Lidhur më këto ankesa, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, propozoi që çdo qytetari të infektuar më COVID-19 t’i jepen nga 50 euro, propozim ky që pritej të merrte miratimin e Asamblesë Komunale.

Në anën tjetër, më 23 nëntor, zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur një tender për ‘Furnizim me barna dhe materiale shpenzues mjekësore për nevojat e QKMF dhe QMU për personat me COVID-19.

Vlera e parashikuar e kësaj kontarte është 120 mijë euro.

Kjo kontratë po ekzekutohet përmes procedurës së hapur, ku kriter për dhënie do jetë çmimi më i ulët.

Shpend Ahmeti tregon kur merret vendimi për ndarjen e 50 eurove për të prekurit nga COVID-19