Prishtina ndihmon komunën e Preshevës me 50 mijë euro

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka votuar propozimin për ndihmë prej 50 mijë euro për komunën e Preshevës.

Kjo ndihmë vjen pas fatkeqësisë natyrore me të cilën janë përballur banorët e komunës së Preshevës ditë më parë..

Kryetari Shpend Ahmeti tha se Presheva ka kërkuar ndihmë financiare pas vërshimeve.

“Komuna e Preshevës ka kërkuar ndihmë financiare si shkak i vërshimeve. Bashkia e Tiranës ka dhënë 50 mijë euro dhe kështu do veprojmë edhe ne”, tha Ahmeti.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal është miratuar po ashtu ndarja e pronës për festivalin ‘Sunny Hill’ në fshatin Shkabaj.

Miratohet dhënia e pronës për ‘Sunny Hill’, kërkohet që aty të ketë qasje edhe komuna me ndonjë aktivitet