Prishtina ndez dritat festive

Dritat festive që janë vendosur në sheshet kryesore të Prishtinës janë ndezur sot.

Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi.

“Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!”, ka shkruar Ahmeti.

Komuna e Prishtinës kishte filluar stolisjen e qytetit më 19 nëntor. Vendimi për stolisjen e këtij qytetit erdhi pas  shumë diskutimeve nëse duhet të ketë ose jo stolisje këtë vit.

Komuna e Prishtinës vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë në vlerë 190 mijë euro me afat prej 36 muajve për stolisje të qytetit.

Prishtina fillon stolisjen për festa të fundvitit

 

 

.