Foto: KALLXO.com

Prishtina ndër 4 qytetet me ajrin më të ndotur në botë sonte

Prishtina sonte është rënditur qyteti i katërt në botë sa i përket ajrit të ndotur sonte.

Qyteti që sonte ka ajrin më të ndotur në botë është kryeqyteti bullgar, Sofja, e ndjekur nga qyteti pakistanez Lahore dhe Kalkuta në Indi.

Sipas World Air Quailty, momentalisht parametrat tregojnë se AQI në Prishtinë është 194 ndërsa sipas matësve të Ambasadës amerikane, AQI është 166.

Të dyja shifrat tregojnë se ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm dhe njerëzit mund të fillojnë të përjetojnë disa efekte të dëmshme shëndetësore dhe anëtarët e grupeve të ndjeshëm mund të përjetojnë efekte më serioze.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.