Prishtina

Prishtina ndan 170 mijë euro për lule dhe drunj dekorativ

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë 170 mijë euro për furnizim me lule dhe drunj dekorativ.

Përmes kësaj kontrate komuna ka në plan të mbjellë 12 lloje të fidanëve në pjesë të ndryshme të qytetit.

Në mesin e tyre janë fidanë si: Salix, Ilex Verticillata, Festuca Glauca, Hibiscus, Confiern mix, Rhodondedron mix, caocephalus, Acer palmatum, etj.

Ky tender është dhënë përmes procedurë së hapur, kurse kriter për dhënie ka qenë operatori që ofron çmimin më të ulët.

Janë pranuar gjithsej katër tender, kurse përfitues është operatori N.T.P Lulishtja Buçaj, që ofroi të kryej këtë furnizim për 170 mijë euro nga 200 mijë sa kishte parashikuar komuna në njoftimin për kontratë.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.