Kuvendi Komunal i Prishtinës FOTO-Ardita Zeqiri/KALLXO.com

Prishtina me obelisk për të vdekurit nga COVID-19 dhe punëtorët shëndetësorë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka miratuar propozimin për caktimin e një lokacioni për vendosjen e një obelisku në shenjë mirënjohje për profesionistët shëndetësorë dhe në nderim të atyre që kanë vdekur nga COVID-19.

Ky obelisk pritet të financohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës, kurse komuna ka për detyrë vetëm të caktojë një lokacion për vendosjen e tij.

Lidhur me këtë pikë drejtori i Kulturës, Adrian Berisha tha se duhen dhënë më shumë detaje kur vijnë në votim pika të tilla.

“Është mirë të dihet se prej cilës drejtori vijnë këto propozime pasi zakonisht për obelisqe të tilla qytetarët i drejtohen Drejtorisë së Kulturës.”

Ndarja e lokacionit pritet të bëhet ditëve në vijim.