COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Prishtina me më së shumti raste pozitive me COVID-19

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Komunën e Prishtinës brenda 24 orëve janë shënuar edhe 46 raste të reja të infektimit me coronavirus.

Kryeqyteti është komuna me më së shumti raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

16 mijë e 502 persona deri tani janë infektuar me COVID-19, përderisa janë shëruar 14 mijë e 519 dhe kanë vdekur 650 persona të tjerë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.
Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Dalin rezultatet nga 649 testime për COVID-19 në Kosovë