Prishtina me më së shumti raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar 130 raste të reja të infektimit me COVID-19, ndërsa janë shëruar 71 persona të tjerë.

Komuna e Prishtinës sot ka shënuar 52 raste të reja të infektimit me coronavirus, duke qenë komuna me më së shumti raste të infektimit në vend.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Instituti tutje ka bërë të ditur se bredna 24 orëve ka vdekur një person si pasojë e infeksionit me coronavirus.

17 mijë e 139 raste janë shënuar deri më tani në Kosovë që nga muaji mars ku edhe u shfaqë rasti i parë i infektuar në vend, 14 mijë e 787 prej tyre janë shëruar ndërsa 657 kanë vdekur.

Dalin rezultatet e rreth 820 testeve për COVID-19 në Kosovë