Prishtina me ajër të pranueshëm

Në matjet e bëra të Ambasadës Amerikane për ndotjen e ajrit,  thuhet se Prishtina ka ajër të pranueshëm.

Sipas indeksit ndotja e ajrit është në nivelin 91 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Cilësia e ajrit është e pranueshme; megjithatë, për disa njerëz mund të ketë një shqetësim të moderuar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.