Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Prishtina me ajër të pashëndetshëm

Cilësia e ajrit sot në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme , tregojnë matjet e orës 10.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 112 AQI.

Kur ajri është në këtë parametër fëmijët personat me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin qëndrimin e gjatë në ambient të jashtëm.

Me cilësi të tillë të ajrit të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore, anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.