Prishtina. Pamje nga droni: BIRN

Prishtina me ajër të pashëndetshëm sot

Cilësia e ajrit sot në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme , tregojnë matjet.

Sipas parametrave të ndotjes së ajrit të vendosur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 123 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër fëmijët personat me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin qëndrimin e gjatë në ambient të jashtëm.

Me cilësi të tillë të ajrit të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore, anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net.

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq.

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.