Prishtina, kryeqytet i papastërt - FOTO

Shtatë kontigjentë nuk po mund të i ‘përbinë’ mbeturinat në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet.

Mbeturinat nëpër Prishtinë janë bërë rutinë për të gjithë banorët në shumicën e lagjeve të cilat janë të mbushura me mbeturina dhe se askush nuk përkujdeset që të pastrohen.

Në këtë rrugë kontigjentët janë të stërmbushur nga mbeturinat, përveç pamjes së shëmtuar kundërmojnë edhe aromë të pakëndshme, kushdo që kalon në atë pjesë duhet të përkujdeset që mos të thithë ajrin e ndotur që gjendet në atë pjesë por edhe të mos preket nga insektet të cilat gjenden aty për shkak të mbeturinave.

KALLXO.com ka bërë foto në këtë rrugë, ku shihet se shtatë kontigjentët (Shportat) në atë pjesë nuk janë të mjaftueshëm për gjithë ato mbeturina që gjenden në atë pjesë, askush nuk i largon ato mbeturina nga këta kontigjentë.

Edhe pse Institucionet Shëndetësore në vend vazhdimisht po bëjnë thirrje që të mbahet higjena personale për shkak të pandemisë së COVID-19 po i harrojnë lagjet e papastërta ku mbeturinat nuk largohen pothuajse asnjëherë nga aty.

KALLXO.com vazhdimisht raporton për papastërtiti nëpër komuna të ndryshme në vend, ku qytetarët dërgojnë fotografi dhe video.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.