Prishtina hap tender për ndërtimin e objektit të bashkësisë lokale në fshatin Marec

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për ndërtimin e objektit të bashkësisë lokale dhe ofiçarisë në fshatin Marec.

Vlera e kësaj kontrate parashihet të kap shifrën 50 mijë euro.

Kjo kontratë është duke u realizuar përmes procedurës së hapur dhe kriter për dhënien e saj është çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit në kontratë afati i fundit për pranim të ofertave nga operatorët ekonomikë  është data 26 qershor 2020.