Insulina - Ilustrim RTK

Prishtina hap tender për furnizim emergjent me insulina, Ministria e Shëndetësisë dy muaj pa furnizim

Prishtina hap tender për furnizim emergjent me insulina, Ministria e Shëndetësisë dy muaj pa furnizim

Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për furnizim emergjent të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare me insulina.

Për këtë furnizim, Prishtina parasheh të ndajë 200 mijë euro. Në bazë të të dhënave të zyrës së Prokurimit, komuna pritet të blejë:

12 mijë e 750 pena të insulinës analoge me veprim të shpejtë (Shiringë e mbushur Sol. Për injektim 100UI mL;3mL s.c), si dhe 26 mijë e 700 pena të Insulinës analoge bifazike (premix) me veprim të shpejtë dhe të mesëm (Shiringë e mbushur Sol. për injektim 100UI mL; 3mL s.c. (30  70, 25, 75, 50, 50, 70, 30).

Në njoftim theksohet se kjo kërkesë është urgjente pasi është muaji i dytë që Prishtina nuk furnizohet nga Ministria e Shëndetësisë me dy llojet e insulinave të përshkruara më lartë.

Sipas komunës, mungesa e këtyre insulinave ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët që janë të prekur me diabet dhe se disa prej tyre shpenzojnë shumë nga buxheti personal.

Kontrata është duke u ekzekutuar me procedurë të hapur, kurse kriter për dhënie të saj është operatori ekonomik që ofron çmimin më të ulët.