Prishtina hap konkurs për mësimin joformal për të rritur në shkollat profesionale

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për mësimin joformal-mësimin për të rritur për shkollat profesionale për vitin shkollor 2020-2021.

Sipas njoftimit të Komunës regjistrimi në “Arsimin për të rritur” bëhet sipas procedurave të njëjta të regjistrimit për nxënësit e rregullt.

Drejtoria e Arsimit thekson se në programin “Arsimi për të rritur” në shkollat e mesme të larta, vijueseve ju mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi.

Ky program do të jetë me pagesë, ku përfshihet regjistrimi i vitit shkollor, praktika profesionale, provimi dhe diploma.

Sipas njoftimit, dëftesat dhe diplomat që merren në programin “Arsimi për të rritur” janë të barasvlefshme me diplomat e arsimit formal.

Ky konkurs do të jetë i hapur për 15 ditë nga dita e publikimit.

Lidhur më dokumentacionin dhe procedurat që duhet ndjekur klikoni këtu.