Ilustrim

Prishtina hap çerdhet nesër

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se që nga nesër do të fillojë puna në çerdhe.

“Çerdhet hapen nesër, por mbrëmë kur e kemi marrë informatën nga Qeveria për lehtësimin e masave nuk i kemi pasur rekomandimet për mënyrën e organizimit”, ka thënë drejtoresha e Arsimit, Shpresa Shala.

Ajo ka shtuar se çerdhja “Dielli” nuk mund të fillojë punën nesër për shkak të renovimeve që janë duke u zhvilluar.

“Në komunën tonë nga nesër fillojnë punën çerdhet, vetëm çerdhja “ Dielli” nuk mund të fillojë për shkak të renovimeve. Fëmijët e kësaj çerdheje do të sistemohen në çerdhet tjera publike të komunës sonë”, tha Shala për KALLXO.com.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së kabinetit qeveritar dje ka bërë të ditur se nga sot fillon faza tjetër e lehtësimit të masave duke përfshirë hapjen e çerdheve, kopshteve, qendrave tregtare, kafiterive, restoranteve.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!