FC. Prishtina, Foto: Facebook

Prishtina eliminohet nga garat e Ligës së Konferencës

Klubi i futbollit Prishtina është mposhtur nga ekipi norvegjez Bodo/Glimt me rezultat 2 me 0.

“Kësisoj, skuadra jonë eliminohet nga garat e Ligës së Konferencës pas 180 minutave të zhvilluar ndaj Bodo/Glimt me rezultat të ngushtë 3-2”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës në Facebook.

Në këtë mënyrë Prishtina nuk ka arritur fazën e “play- off”-it në Ligën e Konferencës, duke u eliminuar në xhiron e tretë.

Në postim thuhet tutje se pavarësisht eliminimit aventura evropiane në këtë edicion ka qenë e jashtëzakonshme.