Prishtina edhe sot komuna me më së shumti raste me COVID-19

Nga 401 mostrat e marrura 239 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë, 82 prej tyre vetëm në komunën e Prishtinës.

Menjëherë pas kryeqyteti vjen Komuna e Mitrovicës me 27 raste, Ferizaj me 24 të tillë.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Nga këto rezultate bëhet e ditur se 102 pacientë tashmë e kanë kaluar këtë sëmundje.