Prishtina e kalon 100-shin e të infektuarve me COVID-19 brenda ditës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka njoftuar se nga 429 mostra të marra, 195 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin corona.

Vetëm në Prishtinë, sonte janë konfirmuar 102 raste të reja me COVID-19, duke shënuar rekord.

Rastet pozitive në qytetet e tjera janë nga komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

Prej dje, Prishtina ka hyrë nën masën e orës policore nga ora 21 deri në orën 05.