Prishtina e Gjilani sot prijnë me raste të reja me COVID-19

IKShPK ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 58 persona të tjerë.

Edhe sot komuna e Prishtinës ka më së shumti raste të reja të infektimit, 54 gjithsej.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 34 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë”, bënë të ditur Instituti.

Tutje, bëhet e ditur se nuk është shënuar as një rastë i vdekjeve nga coronavirusi.

17 mijë e 422 raste të infektimit janë shënuar deri më tani në nivel vendi, 14 mijë e 894 janë shëruar dhe 657 kanë vdekur.