Prishtina do ndajë makina mjelëse për blegtorë

Komuna e Prishtinës ka planifikuar të ndihmojë fermerët me anë të ndarjes së makinave mjelëse për dhi dhe Lopë.

Sipas të dhënave të prokurimit, Komuna për këto mjete ka ndarë 50 mijë euro.

Tenderi për furnizim me këto mjete është ende në procedurë të përzgjedhjes dhe sapo të nënshkruhet kontrata, do fillojë procesi për ndarje të këtyre mjeteve.

Kriter për dhënie të kësaj kontrate do jetë operatori që ofron çmimin më të ulët.

Këto makina për mjelje sipas përshkrimit në kontratë do kenë kapacitet deri në 30 litër.

Për Lopë pritet të ndahen 160 makina mjelëse, kurse për dhi 40 makina.