Prishtina dhe Gjilani me më së shumti raste të reja me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 166 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 55 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, prej tyre një rast në Klinikën Infektive dhe një rast në Spitalin e Pejës.

Kurse, rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 17 mijë e 757 raste nga 86 mijë e 98 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mije e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62.