Prishtina dezinfekton tri qendra për punë sociale dhe shtëpinë e të moshuarve

Komuna e Prishtinës ka dezinfektuar edhe hapësirat e tri qendrave për punë sociale si masë mbrojtëse për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19.

“ Po ashtu, është dezinfektuar edhe Shtëpia e të moshuarve dhe pa përkujdesje familjare edhe pse jo nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka falenderuar ekipet e Ndërmarrjes Publike Banesore për këtë kontribut.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 112 raste të infektuar me coronavirus.