Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina blen 18 mijë teste të shpejta antigjen për COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, javën e kaluar bëri të ditur se Komuna ka porositur mbi 18 mijë teste të shpejta antigjen, test ky i cili identifikon proteinat brenda ose afër virusit.

Ky është test i shpejtë i cili bëhet më anë të strishos.

Dallimi i këtij testi me tjerët është se PCR detekton AND-në e virusit, i cili është i saktë por merr kohë më shumë, kurse ai serologjik detekton antitrupat në gjak dhe mund të dihet vetëm pas ditës së shtatë të virusit.

Para disa ditësh, zyra e prokurimit në Komunën e Prishtinës njoftoi për dhënien e një kontrate me vlerë rreth 250 mijë euro për furnizim me teste antigjen.

Kjo kontratë është negociuar pa publikim të njoftimit, kurse kriter për dhënie ka qenë çmimi më i ulët.

Operatori ekonomik që ka fituar tenderin është “I.E.C-BIO”L.L.C nga tre tender të pranuar.

Sipas të parit të Prishtinës, më këto teste mund të testohen grupe të mëdha si në shkolla dhe organizata, kjo edhe për arsye se numri më i madh i infektimve po vjen nga institucionet.

Ahmeti bëri të ditur se me këto teste, Prishtina do mund t’i testonte të gjithë qytetarët, por kjo sipas tij nuk do funksiononte pasi Prishtina është qytet i hapur edhe me komunat tjera.