Prishtina bëhet me kinema të hapur për fëmijët mbi moshën 10 vjeçare
Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi ka njoftuar se Kryeqyteti po bëhet me kinema të hapur për fëmijë mbi moshën 10-vjeçare.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se kinemaja do të hapet te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani.
“Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës” – ka ftuar Halimi.
Sipas saj, kinemaja do të jetë e hapur nga data 26 gusht 2024 deri më 1 shtator 2024.
Hapja e edicionit të parë të kinemasë së hapur për fëmijë e para e Kulturës në Prishtinë tha se fillon nesër, më 26.08.2024 në 19:00h për të vazhduar më pas me filmat nga ora 20:00h.
Kjo ngjarje, siç bën të ditur Halimi, organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova.