Prishja e semaforëve në Prishtinë, Policia apel që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative

Semaforët tek mesa e studentëve e edhe ata tek katedralja ka gati një orë që nuk janë funksional, e kjo ka bërë që rrugëve të Prishtinës të krijohen kolona të gjata.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe të njëjtët kanë treguar se patrullat e trafikut janë në terren dhe janë duke u përkujdesur për mbarëvajtje në komunikacion.

Nga Policia po ashtu është bërë apel që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë të tjera, me qëllim që të mos përkeqësohet situata.